Meghan nuk qenka e vetmja rebele e familjes mbretërore/ Ja traditat nuk respektoi Kate në dasmën e saj

Princi William dhe Kate Middleton, ndryshe nga Meghan dhe Harry, kanë dalluar gjithmonë për faktin se mundohen t’i respektojnë me përpikëri rregullat dhe protokollet mbretërore. Kujtojmë që ata s’puthen në publik, Po, edhe nga një dukeshë si Kate mund t’i thyejw rregullat.

Në ditën e dasmës Kate dhe William kanë thyer jo një, por disa rregulla. I pari ishte fakti që ata kishin shoqërues (motra e Kate, Pippa Middleton dhe Princi Harry) – një traditë që nuk ekziston në dasmat mbretërore. Po ashtu, puthja e dytë që ata shkëmbyen në ballkonin e Pallatit Buckingham, si dhe fakti që nuk u nisën për muaj mjalti natën e dasmës, ishin thyerje e traditave.

Por, ka edhe diçka tjetër. Kate ka thyer edhe një traditë plot 350-vjeçare në ditën e dasmës. Ka të bëjë me flokët e saj. Dukesha zgjodhi që t’i mbante flokët lëshuar, ndërkohë që për 350 vite ka qenë traditë që çdo nuse mbretërore duhet t’i mbante flokët kapur në ditën e dasmës.

Sipas dokumentarit “William & Kate: The Journey”, dukesha u këshillua nga familja mbretërore që t’i mbante flokët kapur, siç ishte tradita, por ajo “luftoi” shumë, në mënyrë që t’ia arrinte qëllimit për t’i mbajtur lëshuar.

The post Meghan nuk qenka e vetmja rebele e familjes mbretërore/ Ja traditat nuk respektoi Kate në dasmën e saj appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !