Mehaj në Turqi, viziton kadetët e Kosovës që vijojnë studimet atje

Ky është moti që na pret javën e ardhshme

Armend Mehaj, ministri i mbrojtje po qëndron në Turqi.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Turqi, ka shkuar për vizitë në akademinë Ushtarake Tokësore atje, ku atje është pritur nga komandati i saj, general Gultekin Yarali dhe stafi i tij.
Mehaj ka thënë se atje më pas është takuar edhe me kadetët e Kosovës që vijojnë studimet aktualisht në këtë akademi.

“Nga afër u njoftova për historikun, misionin, strukturën, kushtet dhe ambientet e studimeve dhe stërvitjeve, si dhe planprogramin mësimor teorik dhe praktik. Më pas u takova edhe me kadetë-studentët tanë që vijojnë studimet aktualisht në këtë akademi”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Sipas tij, djemtë dhe vajzat e Kosovës, edhe në këtë qendër akademike ushtarake, janë ambasadorët tanë, të cilët me sukseset e tyre na bëjnë krenarë gjithmonë.