Memli Krasniqi përkujton 24 vjetorin e rënies së heroit Bahri Fazliu

Krasniqi përkujton 24 vjetorin e rënies së heroit Bahri Fazliu.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi sot ka përkujtuar 24 vjetorin e rënies së heroit të Kosovës, Bahri Fazliu.

Krasniqi ka deklaruar se se Bahriu, ashtu sikur vëllai i tij Fahriu, i cili kishte rënë në një betejë të ashpër me forcat serbe në vitin 1989-të, së bashku me Afrim Zhitinë në Bregun e Diellit, është vet dëshmia e përjetshme e patriotizmit dhe atdhedashurisë së familjes Fazliu.

“Sot, me kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, bëmë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, aty ku pushon trupi i heroit të Kosovës, Bahri Fazliu.

24 vite më parë, në një betejë të ashpër me forcat serbe, Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë, duke e përjetësuar përgjithmonë emrin e tij. Bahriu, ashtu sikur vëllau i tij Fahriu, i cili kishte rënë më 1989 së bashku me Afrim Zhitinë në Bregun e Diellit, është vet dëshmia e përjetshme e patriotizmit dhe atdhedashurisë së familjes Fazliu, e cila i rriti dhe ia fali dy djem Kosovës në rrugën e shenjtë të çlirimit. Lavdi heroit Bahri Fazliu dhe të gjithë dëshmorëve tanë, gjaku i të cilëve jetësoi ëndrrën e një populli ndër dekada”, ka shkruar Krasniqi.