Mërgimtarët e lënduar në aksidentin në Serbi dërgohen për në spital

Një autobus me mërgimtarë nga Kosova është aksidentuar në Serbi.

Sipas raportimeve të mediave serbe, autobusi po udhëtonte për në Graz të Austrisë.

Sipas “Novosti” të lënduarit janë rrugës për në spital.

Ende nuk dihen detaje tjera rreth aksidentit në fjalë.

Kujtojmë qe aksidentin e ka konfirmuar edhe pronari i kompanisë “Zhitia Turist”, Gazmend Zhitia.

“Po e vërtetë një autobus i yni ka dalë nga rruga mirëpo për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm 8 udhëtarë gërvishje të lehta”, deklaroi ai.

Autobusi kosovar dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të rrugës me ngrica.

Lajme me shume...