Merr fund dilema: Zaniolo po bëhet me skuadër të re

Depay po transferohet atje ku nuk pritej

Marrëveshja është arritur: Nicolo Zaniolo ka skuadër të re.

Merr fund telenovela, Nicolo Zaniolo largohet nga Roma.

Sulmuesi italian, Nicolo Zaniolo është njëri nga lojtarët më të përfolur këtë merkato, pasiqë është i lidhur me një largim nga Roma.

Juventus, Milan, Chelsea dhe Tottenham janë në garë për transferimin e italianit, por Roma ka këmbëngulur që Zaniolo të qëndrojë në Olimpico.

Por sipas raportimeve të fundit, Giallorosët janë të gatshëm janë të gatshëm të heqin dorë nga Zaniolo.

Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Roma dhe Tottenham kanë rënë dakord për një shkëmbim mes Zaniolos dhe Tangangas.

Tanganga pëlqehet nga Mourinho dhe Special One ka dhënë dritën jeshile për këtë operacion.

Përveç kartonit të Tangangas, Roma do të arkëtojë edhe 25 milionë euro nga ky operacion.