Merr fund mbledhja e përbashkët, Kurti e falënderon Ramën dhe ministrat

Shkurta poston foton më të ëmbël të djalit të saj nga pushimet

Mbledhja mes dy qeverive shqiptare ka përfunduar.

Ka përfunduar në një atmosferë të mirë mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë me falënderimin e ngrohtë të kryeministrit Albin Kurti për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe ministrat e të dyja qeverive, raporton Gazeta Express.

Pika e fundit e mbledhjes kishte të bënte me bashkëfinancimin e projektit albanologjik “Enciklopedia Shqiptare”.
“Unë e konsideroj personalisht një vepër për t’u krenuar sepse është një vepër e munguar prej shumë kohësh”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në fund, Kurti e falënderoi Ramën dhe ministrat.

“I nderuar kryeministër Rama, i dashur Edi, të nderuara ministre dhe ministra, unë ju falënderoj nga zemra dhe ju përgëzoj për punën dhe angazhimin e deritanishëm”, tha ai.

Pas kësaj mbledhjeje, sipas agjendës, është planifikuar të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare dhe pas kësaj një konferencë e përbashkët për shtyp e Kurtit dhe Ramës.