Mësohet se kush janë kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë

Këta janë kandidatët e Vetëvendosje për deputetë.

Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme, partia më e madhe opozitare ka zyrtarizuar emrat e disa prej kandidatëve për deputetë nga kjo parti.

Vendimi i Gjykatës Kushtetutese nxiti diskutime të shumta në opinion lidhur me mundësinë e kandidimit të Albin Kurtit e Albulena Haxhiut në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Megjithatë, Kurti e Haxhiu janë propozuar së bashku me 6 anëtarë të tjerë nga Qendra e VV-së në Prishtinë.

Glauk Konjufca, Arben Vitia, Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli e Hatixhe Hoxha do të kandidojnë për deputetë bashkë me Kurtin e Haxhiun. Këta të fundit janë të dënuar me vendim të prerë brenda tri viteve te fundit.

Listës së kandidatëve për deputetë nga kjo parti, Qendra në Mitrovicë, iu bashkua edhe Armend Muja i cili kishte aderuar dje në Vetëvendosje.

Muja u propozua nga dega e Vetëvendosjes në Mitrovicë duke mos i lënë gardën e vjetër të aktivistëve aty që të garojnë për deputetë. Një ndër aktivistët e njohur të Mitrovicës është Faruk Mujka.

Përveë Armend Mujës, e përzgjedhur nga Këshilli i Qendrës së LVV-së atje është edhe Arjeta Fejza.

E dega e VV-së në Vushtrri, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy kandidatët e zgjedhur janë Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi.

Nga Theranda, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit ka kandiduar kryetarin e kësaj dege, Salih Zyba.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me datë 14 shkurt, derisa tashmë ka filluar edhe aplikimi i diasporës për t’u përfshirë në procesin zgjedhor që rrodhi si pasojë e rrëzimit të Avdullah Hotit nga pushteti pas Aktgjykimit të Kushtetueses për votën e Etem Arifit.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !