Mësohet se sa ankesa janë bërë në PZAP për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve


Në PZAP për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve janë bërë 15 ankesa.

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), deri më tani janë parashtruar 15 ankesa nga kandidatë të subjekteve politike të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për rezultatin zgjedhor.

Mul Desku nga PZAP theksoi për KP, se deri në orën 17:00 në këtë Panel janë pranuar 15 ankesa kundër publikimit të rezultateve përfundimtare të publikuara nga KQZ-ja.

Ai tha se pretendimet e këtyre kandidatëve janë se iu është bërë e pa drejtë me rezultatin zgjedhor.

“Paraqitja e ankesave është në proces. Ankesa ka, deri tash i kemi pranuar 15 ankesa nga kandidatë të ndryshëm për parregullsi eventuale nëse ka pasur gjatë numërimit dhe mos përputhjes së rezultateve nga formularët për kandidatë”, thotë Desku.

Subjektet politike mund të parashtrojnë ankesat deri 24 orë pas publikimit të rezultateve përfundimtare.

Në bazë të rezultateve përfundimtare, VV ja është partia e parë me 49.95 përqind, e pasuar nga PDK-së, me 16.9 përqind, LDK-ja me 12.64 përqind, AAK 7.078 përqind.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...