Messi tejkalon Pelen për gola në karrierë

Ylli i PSG-së, Lionel Messi ka arritur të thyejë rekord me dygolëshin ndaj Club Brugge.

Argjentinasi shënoi dy herë ndaj klubit belg në fitoren 4 – 1 të “Parisienëve”.

Me këtë dygolësh, Messi ka arritur në kuotën e 758-të golave zyrtarë, duke tejkaluar Pelen, që kishte shënuar 757 gola.

Ndërkohë, rivali i përbetuar i argjentinasit, Cristiano Ronaldo mbetet golashënuesi numër një në histori me 801 gola zyrtarë.

Lajme me shume...