Messi tregon pse është me i miri, shënon super gol nga distanca

Lionel Messi shijon golin, shënon bukur nga distanca ndaj Club Brugge

PSG është duke udhëhequr që në pjesën e parë ndaj Club Brugge me e rezultat 3-0 në ndeshje e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Parisienët edhe pse kanë siguruar pozitën e dytë, e filluan lojën për fitore nga minuta e parë.

Kylian Mbappe shënoi dy herë në minuta 2’ dhe 7’ për avantazhin e dyfishtë të parisienëve.

Nuk vonoi shumë dhe në listën e realizatorëve u shkrua edhe Lionel Messi.

Argjentinasi gjeti rrjetën në minutën e 38-të me një goditje të bukur nga distanca.

Ky ishte goli i katërt i Lionel Messit në Ligën e Kampionëve me fanellën e PSG-së.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 3-0 në të mirë të PSG-së.

Lajme me shume...