Milan buzëqesh edhe me financa

Ky është djali i Samuel Eto’o, nënshkruan me super ekipin

Milani raporton humbje prej 96.4 milionë euro, dyfish më pak se vitin e kaluar.

Milani ka bërë përmirësime të dukshme financiare në krahasim me vitin paraprak financiar, ashtu që në këtë vit 2020/2021 kanë raportuar humbje prej 96.4 milionë euro.

Rossonerët e mbyllën sezonin e kaluar në vend të dytë në Serie A dhe aktualisht po përgatiten të luajnë kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.
Kthimi në elitën e futbollit evropian, jo vetëm që i shërben skuadrës, por edhe projekti i klubit për të investuar në lojtarë të rinj është shpaguar ekonomikisht.

Bëhet e ditur se Milani e ka mbyllur vitin financiar (më 30 qershor 2021) me humbje prej 96.4 milionë euro që është më shumë se dyfish më pak se në edicionin paraprak.

Në vitin financiar 2019/2020, kuqezinjtë kishin raportuar humbje prej 194.6 milionë euro. Calcio e Finanza raporton se klubi ka arritur që ta përmirësojë gjendjen financiare përkundër investimeve për përforcimin e skuadrës.

Janë investuar mbi 70 milionë euro, ndërsa klubi nuk ka borxhe kundrejt sistemit bankar.