AC Milan, shpreson të joshë Marco Asension e ta largojë nga Real Madridit.
Calciomercato raporton se skuadra e Serie A është në bisedime për një lëvizje gjatë verës, por se Madridi po kërkon ta bindë atë të nënshkruajë një zgjatje të kontratës dhe kanë ngritur ofertën e tyre së fundmi, përcjell ORAinfo.
Ndërsa Asensio kërkon një pagë prej rreth 7 milionë euro, Milani mund të shkojë deri në 5 milionë euro me bonuse, por besojnë se kanë ende një shans për ta marrë atë./ORAinfo/