Milan i vihet pas qendërmbrojtësit të Man City

AC Milan, është i interesuar për qendërmbrojtësin e Manchester City, Nathan Ake, raporton Sky Sport.

AC Milan vazhdon të punojë për nënshkrimin e një qendërmbrojtësi të ri. Ylli holandez Sven Botman është zgjedhja më e mirë e kuqezinjve, por çmimi i kërkuar i Lille prej 30 milionë euro e ka detyruar AC Milan të kërkojë emra alternativë nëse negociatat prishen, përcjell ORAinfo.

Sipas Sky Sport, kuqezinjtë po shikojnë në Premier League ashtu siç bënë janarin e kaluar kur nënshkroi Fikayo Tomori fillimisht në huazim. AC Milan është i interesuar për mbrojtësin e Manchester City, Nathan Ake, raporton gazetari Alessandro Sugoni.

Ake iu bashkua Manchester Cityt dy vjet më parë, por nuk ka qenë në gjendje të vendoset si titullar i rregullt me kampionët e Premier League. Një dëmtim i kofshës i zvogëloi paraqitjet e tij me Cityn në vetëm 13 sezonin e kaluar.

Këtë sezon Nathan Ake ka bërë tashmë 14 paraqitje duke shënuar 2 gola gjatë rrugës. Megjithatë, 26-vjeçari holandez mbetet një zgjedhje e dytë me Pep Guardiola që preferon më shumë si Ruben Dias, Aymeric Laporte dhe John Stones./ORAinfo/

Lajme me shume...