Milan me plan B për transferimin e yllit nga Serie A


AC Milan ka një plan B për të siguruar një mesfushor ofanziv në afatin e verës.

Hakim Ziyech, Marcel Sabitzer dhe Luis Alberto janë vetëm tre nga shumë emrat që janë lidhur me Milanin këtë verë.

Të gjithë janë lojtarë shumë të mirë dhe do të ishin të përshtatshëm për klubin, por negociatat janë të vështira, përcjell ORAinfo.

Sipas Corriere di Bergami, siç citohet nga MilanNeës, ekziston një lojtar që Rossonerët i kanë mbajtur sytë gjatë gjithë kohës. Fjala është për Josip Ilicic.

Slloveni gjithashtu është etiketuar si ‘Plan B’ për ta kohët e fundit.

Milani është i interesuar për lojtarin dhe po vëzhgon nga afër situatën.

Nga ana tjetër, Atalanta nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare për 33-vjeçarin dhe kështu ai mbetet vetëm një ide.

Mbetet të shihet nëse Milan do të vendos për transferimin e Ilicic gjatë afatit të verës. /ORAinfo/


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...