Milan merr lajmin katastrofal

Nuk pritej, te kjo skuadër dëshiron të transferohet Cavani

AC Milan, ka konfirmuar se Simon Kjaer me shumë gjasë të mungojë për pjesën tjetër të sezonit pasi iu nënshtrua një operacioni në gju.

Në faqen e tyre zyrtare, klubi njoftoi se Kjaer iu nënshtrua një artroskopie në gjurin e tij të majtë për rindërtimin e ligamentit kruciat të përparmë dhe rifutjen e ligamentit kolateral medial. Operacioni u krye në klinikën La Madonnina dhe ishte shumë i suksesshëm , përcjell ORAinfo.

Nuk pritej, te kjo skuadër dëshiron të transferohet Cavani

Ajo u realizua nga Dr. Roberto Pozzoni me kontributin e ekipit Galeazzi CTS (Qendra e Traumatologjisë Sportive) në prani të mjekut të klubit, Stefano Mazzoni. Danezi është mirë pas operacionit dhe është ‘i motivuar për të filluar procesin e rehabilitimit’ menjëherë, me një periudhë rikuperimi prej gjashtë muajsh.

Tani do të presim dhe të shohim nëse menaxhmenti ka ndonjë plan për t’u zhytur në merkato për të mbushur boshllëkun për pjesën tjetër të sezonit./ORAinfo/

Lajme me shume...