Milan merr vendim befasues për Florenzin

Milan do ta blejë kartonin e Florenzit.

AC Milan janë rrugës për ta shfrytëzuar opsionin e blerjes së Alessandro Florenzi nga Roma

Calciomercato raporton se ata janë të impresionuar me paraqitjet e 30 vjeçarit prej që ju bashkua atyre në huazim dhe ata do ta blejnë kartonin e tij që kushton 4.5 milionë euro.

Numrat flasin në të mirë të Florenzit. Fillimisht ai startoi me mungesë të Kalabrias, i cili ishte lënduar duke e zëvendësuar atë në rolin e tij, si mbrojtës i djathtë.

Nga 20 nëntori, Florenzi ka luajtur të gjitha ndeshjet në ligë. Nga e para deri të e fundit, me golin e tij të bukur kundër Empolit para Krishtlindjeve, ai ka nëntë paraqitje në Serie dhe 14 në total.

Ai është treguar tepër i mirë edhe në fazën ofensive dhe kjo ka bindur Milanin që të paguajë 4.5 milionë euro kartonin e tij.

Lajme me shume...