Milan në gjah, po synon transferimin e një mbrojtësi nga Premierliga

Skuadra e Milanit është në kërkim të një qendërmbrojtësi.

Mediat italiane kanë bërë të ditur të hënën se drejtuesit e klubit “kuqezi” janë duke e kërkuar zëvendësuesin e Simon Kajerit të lënduar.

Në listën e “rossonerëve” janë Eric Baily i Manchester Unitedit, Malang Sarr i Chelseat dhe Nathan Ake që aktivizohet te Manchester City.

Krerët e klubit italian po synojnë ta huazojnë njërin nga lojtarët, me të drejtë blerjeje në fund të edicionit.

Lajme me shume...