Milan “plasë bombën”, po transferon Felixin!

Zidane mund ta merr drejtimin e kësaj skuadre

AC Milan ëndërron të shtojë në radhët e tyre yllin e Atletico Madridit, Joao Felix.

Portugezi është në treg për 70 milionë euro, përcjell ORAinfo.

AC Milan pritet të bëjë investime të rëndësishme për të forcuar skuadrën këtë verë. Një nga vendimet më intriguese do të jetë ai i playmaker-it të ri.

Zidane mund ta merr drejtimin e kësaj skuadre

Brahim Diaz ka qenë një hije e vetvetes së tij të mëparshme pas një fillimi të shkëlqyer dhe blerja e tij nga Real Madrid është në dyshim. Joao Felix mund të zërë vendin e tij në njëmbëdhjetë të Piolit.

Gazetari italian Enzo Bucchioni raporton se nënshkrimi i Joao Felix është ëndrra e verës së Milanit.
“Paolo Maldini dhe Massara kanë ide shumë të qarta se si të ndërtojnë një skuadër të aftë për të konkurruar në Evropë sezonin e ardhshëm.

Ëndrra e tyre quhet Joao Felix. Playmakeri portugez nuk është aq qendror për Atletico Madridin sa do të donte.
Atletico Madrid është i hapur ta shesë atë nëse marrin një ofertë prej 70 milionësh. Ndër të tjera, Simeone ka vënë syrin te Dybala pikërisht për të zëvendësuar Joao Felix-in”./ORAinfo/