Milan po e transferon lojtarin e Guardiolas

Milan vazhdon të kërkojë mbrojtës – kthehet kah Ake i Man City.

Skuadra e Milan vazhdon të jetë në kërkim të një qendërmbrojtësi.

Rossoneri kanë disa hapësira në mbrojtje dhe janë në kërkim të një zëvendësuesi për Simon Kjaer.

‘The Sun’ shkruan se Milan kanë vënë shënjestrën në mbrojtësin e Manchester City, Nathan Ake, transmeton lajmi.

Gjiganti italian është gati të bëjë lëvizje për 26 vjeçarin, ndonëse do të jetë vështirë të finalizohet marrëveshja.

Gjasat janë të vogla që City ta lirojnë Ake, pasi lojtari është treguar produktiv në rotacionet e Pep Guardiola.

Lajme me shume...