Milan – Spezia, këto janë formacionet zyrtare

“Bombë” në Itali: Dybala arrin oferta nga rivalët e mëdhenj të Juventusit

Milani dhe Spezia do të përballen në kuadër të javës së 22-të në Serie A.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 18:30 në stadiumin “San Siro”.

Për këtë takim, Rossonerët do të jenë pa Ballo-Toure, Ismael Bennacer dhe Franck Kessie që luajnë në Kupën e Afrikës, Simon Kjaer e Fikayo Tomori të lënduar, derisa Sandro Tonali ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Në anën tjetër, Spezia do të jetë pa Leo Senan e lënduar dhe Colley që po ashtu luan në Kupën e Afrikës.

Formacionet zyrtare

Milan: Maignan; Florenzi, Kalulu, Gabbia, Hernandez; Krunic, Bakayoko; Saelemaekers, Diaz, Leao; Ibrahimovic.

Spezia: Provedel; Amian, Erlic, Nikolaou, Reca; Maggiore, Kiwior, Bastoni, Gyasi; Verde; Manaj.