Milan- Tomori, vjen konfirmimi i madh

Tomori konfirmon negociatat për rinovim me Milanin.

Fikayo Tomori ka konfirmuar procesin e negociatave me Milan, për rinovimin e kontratës.

Mbrojtësi anglez, Tomori është shprehur i lumtur te skuadra e Milan dhe ka thënë se po punohet për një marrëveshje afatgjate.

Ish-anëtari i Chelsea ka thënë se është në bisedime me klubin dhe se gjithçka në qytetin e Milanos i pëlqen.

“Po, ne jemi në negociata dhe mua vërtetë më pëlqen gjithçka në Milano”, ka thënë Tomori, transmeton lajmi.

Milan i ka bërë lojtarit një ofertë qysh nga muaji maj.

Në ofertën në fjalë, Milan i ofron Fikayo Tomorit një kontratë pesëvjeçare. Kjo është çfarë po negociohet.