Milan – Tonali, lajmi i fundit nga Italia

Sandro Tonali është një ndër mesfushorët kryesorë këtë edicion te skuadra e Milanit. Italiani ka arritur të gjejë formën e tij pas problemeve që kishte me lëndimet.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se klubi tashmë është duke përgatitur një kontratë të re për 21-vjeçarin.

Forma e mirë që ka treguar lojtari ka bindur krerët e klubit ta shpërblejnë me kontratë të re. “Rossonerët” do t’i ofrojnë pagë më të lartë dhe kontratë dyvjeçare.

Kontrata aktuale italianit i skadon në vitin 2026.

Këtë sezon, Tonali ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime.

Lajme me shume...