Milani arrin marrëveshje me yllin e madh

Zyrtare: Milan largon Maldinin

Milani arrin marrëveshje me Club Brugge për De Ketelaere

Charles De Ketelaere së shpejti do të jetë lojtari më i ri i Milanit.

Sot raportohet se Milani më në fund ka rënë dakord për të gjitha detajet me Club Brugge për Charles De Ketelaere, i cili duhet të bëjë testet mjekësore këtë fundjavë, një transferim me vlerë mbi 35 milionë euro.

Transferimi është zvarritur gjatë gjithë verës, por më në fund përparimi është arritur.

Sipas ‘Calciomercato.com’ dhe gazetarit belg Sacha Tavolieri, Milani do të paguajë 32 milionë euro plus 3 milionë euro të tjera në shtesa dhe bonuse, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi belg ra dakord gjithashtu për kushtet personale, një kontratë pesëvjeçare me vlerë 2.2 milionë euro në sezon.

De Ketelaere nuk ka qenë duke u stërvitur me Club Brugge gjatë ditëve të fundit, trajneri i tij konfirmoi se ishte për shkak se ai ishte i frikësuar nga lëndimi dhe rrezikimi i kësaj lëvizjeje të ëndrrave.

21-vjeçari pritet të fluturojë sonte ose nesër në mëngjes për t’i bërë mjekësore gjatë fundjavës.