Milani me një këmbë në Ligën e Kampionëve, shkatërron Torinën


Milani nuk u ndal me kaq

Milani ka fituar me rezultat të thellë 7-0 si mysafir i Torinos në kuadër të javës së 36-të në Serie A.

Pas vetëm 19 minutash lojë, Rossonerët kaluan në epërsi me golin e Theo Hernandez që u asistua nga Brahim Diaz.

Milani nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 26-të fitoi penallti, të cilën në gol e konvertoi Franck Kessie.

Në 45 minutat e dytë, skuadra mysafire ishte edhe më e frikshme, pasi shënoi edhe pesë gola të tjerë.

Nga një asistues, Diaz kaloi në golashënues, pasi në minutën e 50-të, shënoi të tretin për skuadrën e Stefano Piolit me një asistim të Kessies.

Hernandez (62’), nuk ndaloi me kaq dhe e shënoi edhe të dytin personal, me Ante Rebic që ishte në rolin e asistuesit.

Rebic pas vetëm pesë minutash nga asistimi, shënoi për 5-0, e që Rade Krunic dhuroi një pasim maestral për të.

Kroati ia doli të shënonte edhe të dytin në këtë sfidë në minutën e 72-të, me Rafael Leaon që i dha një shërbim të mirë.

Sulmuesi ia doli madje të realizonte edhe het-trik në minutën e 79-të, me Krunic që ishte përsëri asistues për të.

Pas javës së 36-të, Milani gjendet në vendin e tretë me 75 pikë, aq sa ka edhe Atalanta, derisa ka dy pikë më shumë se Milani dhe tre më shumë se Juventusi në të pestin.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...