Ministri i Jashtëm turk në Kosovë, ja me kë do të takohet sot

Osmani dhe Gërvalla sot presin në takim ministrin e Jashtëm turk

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, dje ka arritur në Kosovë, ku do të qëndrojë edhe sot. Gjatë ditës së sotme ai është paraparë që t’i zhvillojë disa takime me krerët institucionalë.

Cavusoglu nga ora 09:00, do të takohet me homologen e saj në Kosovë, Donika Gërvalla – Schëarz në objektin e MPJD-së.

Pas takimit, në orën 10:00, të dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Me ministrin turk do të takohet edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Me fillim prej orës 11:00, Osmani do ta presë në kabinetin e saj Cavusoglun, ndërsa pas takimit do të ketë një komunikatë për media.

Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu dje u prit në Kosovë nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Përmes një komunikate për media të MPJ-së, bëhet e ditur se pas pritjes së Cavusoglu, ministrat kanë darkuar bashkë, ku kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projektet e përbashkëta.

Në darkën zyrtare, të ftuar ishin edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe ambasadorët e dy shtetve përkatëse.

Në mbrëmje, Cavusoglu u nderua me darkë nga kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.