Ministri i Shëndetësisë kërkon nga Prokuroria ta vendosë në prioritet hetimin e vdekjes së 26 vjeçarit

Arben Vitia pas vdekjes së 26 vjeçarit: E kam menduar dorëheqjen edhe tani po e mendojë një gjë të tillë

Arben Vitia kërkon nga Prokuroria ta vendosë në prioritet hetimin e vdekjes së 26 vjeçarit.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kërkuar nga Prokuroria që ta ketë në prioritet rastin e vdekjes së 26 vjeçarit i cili u hodh dje nga kati i pestë i konviktit në Qendrën e Studentëve ku po qëndronte në karantinë.

Ai ka thënë se si ministri i Shëndetësisë dhe Qeveri do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit.

“Kjo fatkeqësi na ka prekur të gjithëve. U bënë rreth dy muaj në këtë atmosferë pandemie, kohë e gjatë në kufizimin e lëvizjes. Por masat kanë qenë të detyrueshme dhe i kemi marrë si të gjitha shtetet e tjera për mbrojtjen e qytetarëve. Dje kur po ndërtonim raportin me të dhënat pozitive që po vinin nga IKSHPK u njoftuam për këtë ngjarje. Si institucion nuk mund t’i lejomë vetës të flasim për gjera të pavërtetuara, nga ministria e Shëndetësisë do të bëjmë të gjitha veprimet institucionale dhe do të zbardhen të gjitha detajet lidhur me rastin”, ka thënë ai, raporton KOHA.

Ai tutje ka shtuar se çdo supozim i parakohshëm është mungesë e përgjegjësisë.

“I bëjë thirrje prokurorisë që ta vendosë në prioritet hetimin e rastit. Çdo supozim i parakohshëm do të ishte mungesë e përgjegjësive. Ne jemi të ndërgjegjshëm që në raste të tillë ngushëllimet nuk mjaftojë. Të bëhemi të fortë në këto qaste dhe t’i ofrojmë mbështetje atyre që kanë nevojë”, ka thënë ai.

Vitia ka thënë se do të kërkojnë raport nga secili institucion, duke filluar nga ambasada e Kosovës në Gjermani e deri të përgjegjësit në Qendrën e Studentëve.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !