Ministri Sveçla kërkon liberalizim vizash për Kosovën

Petar Petkoviq tregon se dje në Bruksel insistoi të diskutohet për Asociacionin

Nga Parisi në Bruksel, ministri Sveçla kërkon liberalizim vizash për Kosovën.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka filluar një tur disa ditor nëpër Evropë. Të enjten kishte realizuar një vizitë në Francë ku kishte takuar zyrtarë nga Ministria e Brendshme e Francës, ndërkohë dje ka qëndruar për një vizitë tjetër në Komisionin Evropian në Bruksel, raporton Express.

Në Paris, siç kishte treguar Sveçla kishte prezantuar progresin e bërë në fushën e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, meqë është edhe një nga pikat të cilat Franca e përmend kur tregon se pse vazhdon të jetë skeptike për çështjen e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.

Ndërkohë në Bruksel, Sveçla ka marrë përkrahjen e plotë të Komisionit Evropian për çështjen e heqje së vizave për Kosovën.

“Kënaqësi ta takojmë ministrin e Brendshëm Sveçla sot. I përcollëm mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në njoftimin e “EU Home Affairs”, raporton Express.

Pas takimit ka reaguar edhe vetë ministri Sveçla duke treguar se ka qenë një takim i mrekullueshëm dhe se është koha që kosovarët të lëvizin lirshëm në BE pa viza.

“Është koha që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm dhe pa viza në BE”, ka shkruar Sveçla.