Ministri Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave

Emiratet e Bashkuara Arabe krijojnë uzinën e parë bërthamore në botën arabeZemaj paralajmëron ashpërsim të masave antiCOVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka paralajmëruar ashpërsim të masave antiCOVID-19. Sipas tij, konform legjislacionit në fuqi, do të ketë gjoba për të7 gjithë ata që nuk respektojnë masat, transmeton Klan Kosova. “Edhe kur kam marrë mandatin si Ministër i Shëndetësisë, në kohën kur ka filluar lirimi i masave, kam qenë i vetëdijshëm se do të ketë rritje të rasteve të infeksionit. Kam qenë i vetëdijshëm edhe për presionin që do të ketë nga dikastere të ndryshëm për hapje”. “Kemi qenë të vendosur të ruajmë shëndetin publik, por paralelisht edhe atë ekonomik e mental. Sigurisht po të ktheheshim në atë izolim do të kishte një situatë krejt ndryshe. Por kemi provuar të ruajmë shëndetin publik karshi atij ekonomik e mental”. “Në vazhdimësi kam bashkëpunuar me ekspertët shëndetësorë dhe institucionet përkatëse. Përkundër masave, kemi marrë në ditët e fundit që nuk janë respektuar ato”. “Derisa Bashkësia Islame e Kosovës ka respektuar masat, për çfarë e falënderoi, në sektorin e gastronomisë dhe nga shumica e qytetarëve nuk janë respektuar masat. Isha dëshmitar në terren dhe kam marrë me mijëra mesazhe nga qytetarët e shqetësuar”. “Përballë kësaj situate jemi të detyruar të ashpërsojmë masat. Do të koordinojmë veprimet me Policinë e AVUK-un dhe prokurorin e shtetit. Për të marrë masat konform legjislacionit”. Ky lajm eshte mare nga portali ORAINFO nese cenon privatesine e dikujt na shkurani ne facebook dhe e fshijme. Nuk mbajme pergjithesine e lajmeve te postuara ngaqe ne nuk i shkruajme i marrim nga portaleve tjere.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !