Ministrja Gërvalla: Delegacioni kosovar është shumë i gatshëm për të sjellë rezultate në dialog

Kuzhinieri i njohur turk shtrihet në spital, thuhet se po vuan nga tumori në tru

Gërvalla: Delegacioni kosovar është shumë i gatshëm për të sjellë rezultate në dialog.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se pala kosovare është e gatshme që të sjellë rezultate nga dialogu me Serbinë.

Ajo tha se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të udhëtojë të premten drejt Brukselit pikërisht për të punuar në këtë drejtim, njofton Klankosova.

“Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të vijë këtu pikërisht për të arritur një marrëveshje, sepse dialogu asaj duhet t’i shërbejë – arritjes së marrëveshjeve – dhe jo takimeve të shpeshta pa rezultate. Të premten zëvendëskryeministri do të jetë këtu dhe do të shohim se çfarë rezultatesh do të kemi. Delegacioni kosovar është shumë i gatshëm për të sjellë rezultate në këtë proces të dialogut”.

Gërvalla tha se në darkën e organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për mundësinë e integrimit më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Ne kemi ardhur sot nga Kosova për të marrë pjesë në darkën e organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë darkë presim që të bisedojmë gjerë e gjatë rreth mundësive për një integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në strukturat e Bashkimit Evropian. Kjo do të jetë në vija të trasha ajo për çka do të takohemi sonte”.