Mira Rakacolli zbulon detajet, ja kush i ka përzgjedhur personalitetet +80 vjeç që po vaksinohen

Reklama

Vendimi i qeverisë për të vaksinuar në fillim personalitetet mbi 80 vjeç, ka ngjallur shumë debate në opinionin publik. Opozita ka kërkuar që të gjithë qytetarët të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Ndërkohë, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka zbuluar kush i ka përzgjedhur personalitetet që po vaksinohen. Sipas saj, mjekët e familjeve kanë bërë këtë përzgjedhje.

“Sot u bënë vaksinime për shumë persona mbi 80 vjeç, të cilët janë të zgjedhur nga mjekët e familjes. Nga çdo qendër shëndetësore e Tiranës u përzgjodhën nga mjekët e familjes duke pasur si kriter në radhë të parë moshën dhe duke parë gjendjen shëndetësore të tyre. Ishin vetë mjekët e familjes, ata që janë përgjegjës për ruajtjen e shëndetit dhe për kurimin e tyre, që i përzgjodhën ata. Kështu që sot janë vaksinuar rreth 80 veta nga gjithë Tirana të përzgjedhur vetëm nga mjekët e familjes. Janë mjekët e familjes ata që kanë përcaktuar mënyrën.

Është orientimi nga vetë mjekët e familjes nga çdo qendër shëndetësore t’i zgjedhin në bazë të moshës ata persona që gjykojnë ata me radhë. Kalendari i vaksinimit është detyrë që e bëjnë ekspertët e komitetit të vaksinimit, jo Komiteti Teknik, komiteti i vaksinimit që është një komitet kombëtar që funksionon gjithmonë që nuk është ngritur tani për Covidin”, tha Rakacolli në Klan News.

The post Mira Rakacolli zbulon detajet, ja kush i ka përzgjedhur personalitetet +80 vjeç që po vaksinohen appeared first on Zonë E Lirë.

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...