Miratohet Raporti Vjetor i Agjencisë kundër Korrupsionit

Japonia e gatshme të bashkëpunojë me FSK-në

Është miratuar Raporti Vjetor i Agjencisë kundër Korrupsionit për vitin 2020.

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit me 81 deputetë të pranishëm u miratua Raporti Vjetor i Agjencisë kundër Korrupsionit për vitin 2020.

79 vota ishin për, asnjë kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim, njofton Klankosova.tv.

Nga Komisioni për Legjislacion, Adnan Rrustemi, tha se pas shqyrtimit që i kanë bërë e rekomandojnë miratimin e raportit.

Edhe kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, i rekomandoi Kuvendit miratimin. Në anën tjetër ai në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së, tha se e mbështesin Raportin por se duhet theksuar nevojën për fuqizimin e kësaj Agjencie dhe shtimin e angazhimit të saj në luftën kundër korrupsionit.

Ndërsa, Hajdar Beqa nga Grupi Parlamentar i PDK-së, tha se e kanë shqyrtuar Raportin dhe vlerësojnë se ka qenë një raporti i detajuar e i pasqyruar mirë, dhe e përkrahin.

Kurse Driton Selmanaj nga Grupi Parlamentar i LDK-së, deklaroi se përkundër sfidave si rezultat i pandemisë Agjencia ka sjellë një raport voluminoz dhe i japin mbështetje.

Si shqetësim ai ngriti faktin që, sipas tij faji i Kuvendit ky institucion qe gjashtë muaj nuk ka udhëheqës.

Lajme me shume...