Mjeku Kalo: Kjo politikë po largon shoqërinë shqiptare, s’na respekton askush me servilizmat

Mjeku Tritan Kalo, duke ngritur alarmin e shpopullimit dhe shpresën e vetme të shqiptarëve te largimi nga vendi, shkruan se çkombëtarizimi realizohet vetëm e vetëm me një rizgjim të ndjenjës sonë kombëtare si dhe me ikjen nga skena politike të kësaj klase politike.

Sipas tij, askush nuk respektohet nga servilizmat, por vetëm duke u treguar partnerë dinjitozë në aspektet politiko-socio-ekonomike.

Ja postimi:

DILEMA EKZISTENCIALISTE….25.04.2022…Bjerja e ndjenjës kombëtare, Shpopullimi e Varfërimi progresiv po tkurin ekzistencën dhe po mundësojnë edhe më shumë ç’kombëtarizimin tonë….

Militantizmi i thuktë si majtas edhe djathtas spektrit politik, po sjell dita-ditës verbësi të “il poppolo Albanese” ndaj keqmenaxhimit korruptiv të vëndit, si dhe po zgjat në pafundësi agoninë tonë të tranzicionit demon-kratik…Vështirë të kuptohen dhe zgjidhen problemet socio-ekonomiko-politike të vendit nga lartësitë në bordin e “Lazgushit”, por nga observimi tokësor i problematikave të të përditshmes së jetës sonë, dëgjimi direkt i shqetsimeve të popullit, konsultimi me specialistët e çdo sektori dhe jo me “jesmenët” partiakë…NUKU ecet kurrë përpara me militantizëm, kanabizim, korrupsion, nepotizëm, dijedhënie e dijemarje mediokre, “ish-pronarizëm”, etj….

ALBANOFOBIA është sa e brëndëshme dhe e jashtëme, ndaj dalja nga kjo grackë defaktorizuese, ç’mbrothësuese dhe ç’kombëtarizuese realizohet vetëm e vetëm me një RIZGJIM të NDJENJËS sonë KOMBËTARE si dhe me LARGIMIN NGA SKENA POLITIKE të kësaj klase/kaste/glase politike, e cila përditë e më shumë po na largon nga KRIJIMI I NJË SHOQËRIE TË VËRTETË DEMOKRATIKE, përbashkuese të Shqiptarëve në Trojet e tyre Arbërore, të Mbrothësimit të tyre për të mos e parë më theqafjen emigruese si e vetmja mundësi ekzistence, si dhe faktorizuese e Shqiptarëve në këto hapsira gjeografike dikur të emërtuara “Illiricum Peninsula”….

NUK na respekton askush me servilizmat e ksenomanitë tona politike, POR vetëm e vetëm nëse tregohemi partnerë dinjitozë në aspektet politiko-socio-ekonomike, dhe nëse i mundësojmë vetes jetësimin e një Shoqërie të vërtetë demokratike, pa diferenca të thukta sociale, me nivel të lartë sigurie të jetës, arsimim e edukim cilësor, dhënie më cilësore të kujdesit shëndetsor, si dhe me një drejtësi funksionale e të barabartë për të gjithë…..Ëake up my Albanian felloës!!!….Together forever!!!