Moisi Habilaj lë qelinë, gjykata italiane merr vendimin për kushëririn e ish-ministrit

Pas 954 ditë burg, Gjykata e Apelit e Katanias i ka ndryshuar vendimin ndaj Moisi Habilajt, personit që u arrestua për shkak të trafikut të lëndëve narkotike dhe bëri “kurban” karrierën politike të një ministri të Brendshëm në Shqipëri.

Moisi Habilaj ka lënë qelinë e është nën urdhër arresti shtëpiak në një banesën e një kushëriri të tij i pa përfshirë në vepra penale, në komunën San Michele di Ganzaria në provincën e Catanias.

I njohur në Shqipëri si kushëriri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, Habilaj u arrestua në nëntor të 2019 në kuadër të operacionit “Rosa DEI venti” i akuzuar së bashku me vëllanë e tij Florian Habilaj si kreu i një grupi trafikantësh që kishin trafikuar nga Shqipëria në Siçili, drogë me vlerë 20 milionë euro.

Një vit më parë në qershor të 2019, në procesin gjyqësor të shkallës së parë, Moisi Habilaj u dënua me 15 vite e 5 muaj si burg me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, trafik armësh e si kreu i një organizimi të strukturuar kriminal.

Avokatët e tij Maria Caltabiano e Francesco Strano Tagliareni apeluan vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Më 15 maj 2020 u zhvillua seanca e parë në Gjykatën e Apelit ku avokatët mbrojtës kanë kërkuar për Moisi Habilaj, zëvendësimin e masës së arrestit me burg në arrest shtëpiak, kërkesë që është pranuar nga Gjykata e Apelit.

Klani Habilaj u arrestua pas një periudhe të gjatë vëzhgimi dhe përgjimi nga autoritet italiane, të cilët merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike nga Vlora drejt Italisë. Në përgjimet ambientale të realizuara asaj kohe dilte emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në këtë përgjim theksohet se Tahiri bën në muaj rreth 5 milionë euro fitim nga paratë që merr nga organizata e tyre. Habilaj, në bisedë, duket se ‘rivalizon” me Saimir Tahirin, për faktin se ai merr më shumë para se ata që bëjnë punën, por ortaku i tij, Sabaudin Çelaj, thekson se Tahiri do t’i humbë të gjithë ato para në fushatë elektorale. Ndërkohë që në një përgjim të dytë, Moisi Habilaj ka deklaruar se i ka blerë bashkëshortes së Saimir Tahirit një byzylyk që kushton mbi 2000 euro.

Moisi Habilaj është kushëriri i Saimir Tahirit, i cili ka përdorur makinën e ministrit të Brendshëm të asaj kohe për të kaluar në Itali, makina “Audi Q8”, AA003GB, e bërë e famshme pas akuzave të opozitës.

Prokuroria e Katanias kishte një fashikuj me 400 faqe të përgjimeve dhe në super operacionin e kryer tre vite më parë ka vënë në pranga rrjetin e drogës, që transportonte në Itali sasi të mëdha hashashi. Në pranga kanë rënë, Moisi Habilaj, Antonio Reila, Angelo Busaça, Nezar Saiti, Maridian Sulaj, Armando Sulaj, Tigrens Mezuraj, Sabaudin Çelaj, Florian Çelaj, Fatmir Minaj, Gianluca Passavanti dhe Vincenzo Spampinato.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !