Morata ua ‘mbyll dyert’ klubeve nga Premier Liga

Punë e kryer! Mane bëhet me skuadër të re

Morata nuk është i interesuar për një transferim në Ligën Premier.

Sulmuesi në pronësi të Atletico Madridit, Alvaro Morata do të refuzojë një kalim në kampionatin anglez, Ligën Premier.

29-vjeçar spanjoll i kaloi dy vitet e fundit si i huazuar në Juventus, ku ai kaloi një formë të përzier.

Zonja e Vjetër ka deklaruar se nuk do të shfrytëzoj mundësinë për ta bërë transferimin e përhershëm duke paguar 35 milionë euro.

Sipas mediumit Gazetta dello Sport, Morata është tashmë një objektiv i klubeve angleze, Arsenalit dhe Newcastle United.

Megjithatë, lojtari spanjoll ka njoftuar klubet se ka shumë pak interes për t’u rikthyer në Ligën Premier.

Morata ka pasur vështirësi në Angli me Chelsean dhe është më i prirur të ribashkohet me Juventusin këtë verë.

Ekziston edhe mundësia që ai të mbetet te Atletico, ndonëse nuk është në planet e trajnerit Diego Simeone.