Moti për ditët në vazhdim, na presin temperatura befasuese

Fjolla publikon pamje të bukura me fëmijët e saj, veshja e tyre mori tërë vëmendjen

Mësoni se ҫfarë moti do të mbretërojë në ditët në vazhdim në vendin tonë.

Fundjava me mot më të freskët dhe shi. Java e ardhshme vazhdon me mot të ndryshueshëm pranveror, mundësi për reshje lokale shiu.

Në fundjavë, depërtimi i fushave të presionit të ulët me masa më të freskëta ajrore nga Atlantiku, do të kushtëzojë mot më të freskët, të vranët dhe me shi. Temperaturat do të pësojnë rënie, bën të ditur Prishtina Ëeather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se në fillim të javës së parë të muajit maj do të vazhdojë të mbajë mot i ndryshueshëm pranveror, megjithëse do të ketë më shumë intervale me diell, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje. Ditën e mërkurë depërtimi i një fronti të ftohtë pritet të sjellë sërish reshje shiu dhe ulje të temperaturave.

Nën kushtet meteorologjike të parashikuara për fundjavë, me qarkullim të mjaftueshëm ajror dhe të reshura, vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave të mira, thekson PË.

Parashikimi për periudhën 2-6 maj:

2.05 – Më freskët, kryesisht vranët dhe me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive dhe mund të shoqërohen me bubullima.

3.05 – Freskët, kryesisht me vranësira. Pasdite priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë.

4.05-5.05 – Të hënën në mëngjes më ftohtë. Ditën vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për reshje lokale shiu. Ditën e martë, gjatë ditës ngrohtë, pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell.

6.05 – Freskët, kryesisht vranët me reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri në 9C, e nga dita e hënë do të zbresin edhe deri në 3C. Temperaturat maksimale në fundjavë do të zbresin deri në 15C, e në fillim të javës do të rriten deri në 20C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 3-11m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale, e nga dita e diel sërish do të shënojë rritje.

Fjolla publikon pamje të bukura me fëmijët e saj, veshja e tyre mori tërë vëmendjen

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !