Mourinhoi bën premtimin qesharak yllit të Romës, pasi i shënoi dy gola

Zbulohet çfarë i tha Pioli skuadrës së Milanit në një fjalim të rrallë pas humbjes së Fiorentinës

Mourinho thotë se do t’ia blejë një palë këpucë luksoze yllit të Romës, pasi i shënoi dy gola.

Jose Mourinho ka zbuluar se i kishte premtuar talentit të ri të Romës, Felix Afena-Gyan, se do t’ia blinte një palë këpucë të shtrenjta dhe se do ta mbajë fjalën, pasi 18-vjeçari i shënoi dy gola në fitoren kundër Genoas.

Talenti 18-vjeçar Felix Afena-Gyan i shënoi dy gola të vonshëm në stadiumin Luigi Ferraris, për ta kthyer Romën në binarë pas dy humbjeve radhazi, raporton Gazeta Express.

Para këtij takimi, Afena-Gyan i kishte vërë vetëm dy paraqitje nga stoli në ligë këtë sezon, para se të futej në lojë nga Mourinho në Marassi kur rezultati ishte 0:0.

Afena-Gyan e theu akullin në minutën e 82-të, kur shënoi nga afërsia pasi u shërbye nga Henrikh Mkhitaryan.

Zbulohet çfarë i tha Pioli skuadrës së Milanit në një fjalim të rrallë pas humbjes së Fiorentinës

Ai e dyfishoi epërsinë e Romës me një gol të jashtëzakonshëm nga rreth 30 metra largësi në minutën e 94-të

Duke folur pas ndeshjes, Mourinho zbuloi: “I pata premtuar Felixin një palë këpucë që i pëlqejnë shumë atij, ato kushtojnë 800 euro, prandaj ia vrapoi drejt meje dhe më tha të mos harroja!”

“Gjëja e parë që do ta bëjë nesër në mëngjes është t’ia blej këpucët atij”, tha Mourinho të dielën vonë.

“Më vjen keq për (trajnerin) Daniele De Rossi dhe ekipin e të rinjve, por Felix do të qëndrojë me ne”, shtoi ai.

Ai u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2003 që e shënon një gol në Serie A, e lërë më dy gola.

Mourinho e nxori atë nga ekipi i të rinjve të Romës për ta plotësuar numrin e lojtarëve në skuadrën e vet.

Lajme me shume...