MSh publikon raportin 24 orësh për rastet e reja

Teuta Krasniqi rrëfen për mungesën e shoqes së shpirtit: “Dhimbja mu dyfishua”

Ministria publikon raportin 24 orësh për rastet e reja.

11 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas MSH’së, këto raste janë konfirmuar pas testimit të 770 mostrave.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar shtatë pacientë.

Numri i rasteve aktive është 406.

Postimi i plotë MSh-së:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.774 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.237 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.869 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 770 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.584.

Në total numri i rasteve aktive është 406.