Mungesa e kourumit, Konjufca: Çfarë Trusti, mos boni hajgare, po ecim në shpi

Albulena Haxhiu, Vlora Dumoshit: Na gjuaj me vezë nëse e sheh që kemi bërë shkelje ligjore

Kurrqysh me kalimin e ligjeve, Konjufca: Çfarë Trusti, mos boni hajgare, po ecim në shpi.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, duke argumentuar me deputetët nga ulëset e tyre tha se Kuvendi s’funksionon nëse s’votohen projektligjet.

“Nëse s’kalon as ligji tjetër, a e ndërpresim seancën krejt se s’ka kuptim kështu. Jo qysh? Çfarë Trusti, votoni për projektligje! Jo po e ndërpres, çfarë Trust, s’ka Trust. Ose funksionon Kuvendi ose s’funksionon. Po e ndërpres, vëlla edhe ditën e mirë. Mos boni hajgare kështu. Vec edhe këtë projektligj e votojmë edhe shkojmë kah shpia ecim”, tha Konjufca.

Pas votimit të fundit, Konjufca tha se në mungesë të kuorumit seanca vazhdon nesër nga ora 10:00.