Murati: Kurti s’ka guxim, s’do ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se e sheh joserioze qasjen e Qeverisë sa i përket çështje së dialogut me Serbinë. Madje, ai shtoi se Kosovës nuk i konvenon status-quo dhe se kjo është në favor veç se te Rusisë.

Ai nuk beson që kryeministri Akbin Kurti do të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me shtetin fqinjë, kjo për shkak të mungesës së guximit.

“Sa i përket dialogut unë shoh jo seriozitet total të gjithë akterëve. Kosova do të duhej të ishte më e interesuara që të jemi aktiv në dialog. Ne nuk na konvenon status-quo. Këtë e tha edhe ndihmës sekretarja e shtetit në vizitën e fundit kur tha se status-quo i konvenon Rusisë. Qeveria jonë ka ngecur në këtë status-quo dhe po i pëlqen. Zotëri Kurti ka ardhur në pushtet edhe duke e kritikuar gjithë procesin e dialogut. Dhe për aq sa e lexoj politikën e tij nuk besoj që ai do të nënshkruaj diçka dhe kjo është mungesë e guximit dhe bërja e politikës duke u bazuar në populizëm. Ne kemi nevojë për politikan të guximshëm që dinë çka duan dhe që na nxjerrin nga situata e status-quo në të cilën jemi”, theksoi Murati./EkonomiaOnline