Muriqin e çon në qiell shoku i skuadrës

Milan- Adnan Janzuaj, vjen lajmi i madh

Shoku i skuadrës e çon në qiell Muriqin.

Vedat Muriqi u bë së fundmi edhe zyrtarisht lojtar i ri i Mallorcas.

Sulmuesi kosovar nënshkroi kontratë pesëvjeçare me klubin spanjoll, ndërsa synon ta vazhdojë formën që e shfaqi në gjashtë muajt sa luajti në formë huazimi, kur i realizonte 5 gola dhe i bënte 3 asistime në 16 ndeshje.

E tash, pas rikthimit të “Piratit” në Mallorca, shokët e skuadrës duket se janë mjaft entuziastë, shkruan “Gazeta Express”.

Antonio José Raíllo Arenas e ka çuar në qiell përfaqësuesin kosovar, me të cilin beson se klubi ishullor do të jetë më i fortë në sezonin 2022/23.

“Për ne, ai është një lojtar i rëndësishëm. Ne jemi të bindur se do të na ndihmojë shumë”, deklaroi qendërmbrojtësi spanjoll, i cili i falënderoi edhe tifozët për mbështetjen.

Muriqi ridebutoi mbrëmë tek Mallorca teksa u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë në miqësoren ndaj Sporting Gijonit.

Prizrenasi ishte pranë transferimit në Club Brugge javë më parë, por nuk ia doli t’i kalonte vizitat mjekësore në klubin belg, shkruan Gazeta Express.

Më pas, në horizont u shfaq përsëri Mallorca, e cila e bleu nga Lazio kartonin e lojtarit për afro 9 milionë euro.

Atë e donin edhe Galatasaray në Turqi dhe Hull City në Angli, por në fund e zgjodhi klubin ku e duan të gjithë.