Mushkolaj rreth marrëveshjes për energji: Militantët e VV-së janë më të zhgënjyerit

Deputetja Musliu: Mazhoranca në luftë me vetveten, lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë

Analist i çështjeve poltike, Imer Mushkolaj, ka reaguar rreth marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për energji, duke thënë se ai beson që militantët e Lëvizjes Vetëvendosje janë të zgjenjyer.

Ai ka shtuar se zgjenjimi i militantëve të VV-së, sipas analistit, vjen pas premtimeve që i ka dhënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Tutje, Mushkolaj ka kujtuar se VV-ja e ka kundërshtuar marrëveshjen që nga viti 2013.

“Besoj se elektorati, ose më mirë me thënë militantët e VV-së janë më të zhgënjyerit në këtë aspekt duke pasur parasysh premtimet që zotëri Kurti ka dhënë vazhdimisht dhe kundërshimet që i ka bo Vetëvendosja vazhdimisht që nga viti 2013 dhe kur u miratuan konkulzat tjera ndërlidhëse në vitin 2015 sa i përket marrëveshjes për energjiinë dhe marëveshjet tjera”, tha Mushkolaj në T7.