Mustafa në Samitin e Zagrebit: Kosova ka nevojë për një Qeveri në krye me LDK-në

Mustafa në Samitin e Zagrebit u thotë evropianëve Kosova ka nevojë për një Qeveri në krye me LDK-në.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se sot ka marrë pjesë në Samitin-Videokonferencën e Zagrebit të EPP për Ballkanin Perëndimor.

Mustafa ka thënë se ky samit reflektoi një përkushtim konkret të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm në betejën për të mposhtur COVID-19, por edhe për zhvillimin dhe demokratizimin e mëtejmë si pjesë të demokracisë evropiane.

Kreu i LDK-së thotë se i ka njoftuar partnerët evropianë se Kosovës i nevojitet një qeveri e cila siguron partneritet me vendet e Bashkimit Evropian, ndihmon përafrimin më të shpejt të vendit tonë me BE-në dhe ndihmon në sqarimin e dilemave që kanë disa prej këtyre vendeve sa i përket qasjes ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, shkruan Reporteri.net.

Njoftimi i plotë:

Të dashur miq,

Në cilësinë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si anëtare e Partive Popullore Evropiane (EPP), me ftesë të Presidentit Donald Tusk, sot mora pjesë në Samitin-Videokonferencën e Zagrebit të EPP për Ballkanin Perëndimor.
Samiti i EPP-së reflektoi një përkushtim konkret të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm në betejën për të mposhtur COVID-19, por edhe për zhvillimin dhe demokratizimin e mëtejmë si pjesë të demokracisë evropiane. Fuqizimi i shtetit të së drejtës dhe respektimi i i të drejtave të njeriut ishin dhe mbeten preokupim i EPP-së.
LDK i ka përcaktuar qartë orientimet e saj për një Kosovë proevropiane, pa asnjë dilemë dhe pa asnjë alternativë, dhe zhvillimin e miqësisë së përhershme me SHBA.

Duke falënderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen që ka ofruar dhe premtuar për të gjitha vendet, përfshirë edhe Kosovën, në këtë kohë të vështirë, si kryetar i LDK-së, nga partnerët evropianë kërkova mbështetje të drejtpërdrejtë të sektorit privat të bizneseve, për të evituar rrezikun nga papunësia, që pastaj mund të reflektohet në qendrueshmërinë buxhetore dhe likuidetin bankar.

Si kryetar i LDK-së, partnerët tanë evropianë i garantova për përkushtimin e subjektit politik që udhëheq për të ruajtur dhe thelluar partneritetin me vendet e Bashkimit Evropian.
Kam përshëndetur hapat integrues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt integrimeve evropiane si dhe kam nënvizuar rëndësinë që ka për rajonin anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO.
Shpreha interesimin dhe përkushtimin e vendit tim për kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet fqinje dhe faktin se përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke do të ndihmonte stabilitetin jo vetëm në rajo por edhe me gjerë.
Partnerëve evropian ua kam shprehur pritjet e arsyeshme të qytetarëve të Kosovës për liberalizim të vizave, duke nënvizuar se kemi përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.
LDK-ja dhe unë jemi me fat që kemi miq kaq të përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në kryeqytetet evropiane dhe në Bruksel.
Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç përmbushjes së standardeve për integrim evropian dhe euro-atlantik.
Kosovës i nevojitet një qeveri e cila siguron partneritet me vendet e Bashkimit Evropian, ndihmon përafrimin më të shpejt të vendit tonë me BE-në dhe ndihmon në sqarimin e dilemave që kanë disa prej këtyre vendeve sa i përket qasjes ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. I.M.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !