Mustafa thotë se janë të hapur ta diskutojmë mundësinë e hyrjes së PDK-së në qeveri

Ndërprerja e rrymës, KEDS thotë se po punojnë me kapacitete të kufizuara

Mustafa thotë se janë të hapur ta diskutojmë mundësinë e hyrjes së PDK-së në qeveri.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të ri në vend.

Ai ka komentuar edhe përfshirjen e mundshme të PDK-së në Qeverinë e udhëhequr nga LDK.

Duke komentuar për Telegrafin mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeveritar edhe me PDK-në, ka thënë se së fundi nuk kanë mbajtur takime por janë të hapur.

“Takime nuk kemi mbajtur. Jemi të hapur që ta diskutojmë edhe këtë mundësi si pjesë e pakos për marrëveshje për zgjedhje të Presidentit” ka deklaruar Mustafa.

Mustafa ka thënë se një marrëveshje e subjekteve politike për postin e Presidentit duhet të arrihet, tani ose pas zgjedhjeve.

“Nuk ka vota për President pa një marrëveshje, sepse asnjë parti parlamentare dhe asnjë koalicion nuk ka dhe nuk do të ketë vota të mjaftueshme për të përmbushur procedurat e zgjedhjes së Presidentit. Vlerësoj se është më mirë të bëjmë një marrëveshje të mirë tani, sesa të futemi në një cikël i cili, pas zgjedhjeve, na sjell në të njëjtin vend” ka potencuar Mustafa.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !