“Na turpërove!”, Ronela Hajati iu përgjigjet kritikëve me fakte

Skualifikimi i Ronela Hajatit për në finalen e Eurovisionit ka shkaktuar shumë reagime. Shumë e kanë vlerësuar ndërsa të tjerë e kanë cilësuar performancën si jo të denjë dhe madje disa e quajtën dhe “turp” apo dhe reagimet në lidhje me veshjen.

Këtyre kritikave, këngëtarja ka vendosur t’ju përgjigjet me suksesin që po korr jashtë Eurovisionit. Ajo ka ironizuar ata që e kanë gjykuar për tekstin e këngës dhe performancën duke postuar një foto që tregon suksesin e këngës nëpër vende të ndryshme.

Kriset marrëdhënia mes “vëllezërve”? Veprimi i fundit i Ilirit flet shumë për raportin me Sabianin

“Nuk është gjë kënga”, i ka shkruajtur Dj Eri Dee, ndërsa artistja i është përgjigjur: “Na turpërove”. Ajo ka treguar dhe se kënga ka arritur në 2 milion shikime dhe krahas shkruan:“2 milion! Kurrë skam marrë kaq shumë dashuri nga njerëz që nuk flasin shqip”.

Kriset marrëdhënia mes “vëllezërve”? Veprimi i fundit i Ilirit flet shumë për raportin me Sabianin