Ndërpritet dasma në Gjakovë, AUV i shqipton gjobë organizatorit

Policia e Kosovës e ka ndërprerë të mërkurën në mbrëmje një dasmë në Hereq të Gjakovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Rreth orës 18:30, Policia e ka pranuar informacionin që një dasmë është organizuar në fshatin Hereq të Gjakovës”, tha Gjurkaj.

Sipas tij, policia së bashku me inspektorët e AUV-it ka dalë në vend ngjarje.

“Organizatorit i është shqiptuar gjobë nga inspektorët e AUV-it. Nga ana e Policisë janë shpërndarë të gjithë mysafirët”, tha Gjurkaj.