Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së nga Skenderaji

Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Skenderaji.

Nënkryetari i Skendarajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij Adem Buliqi.

Lushtaku ka shkruar në Facebook se Buliqi ishte veteran i UÇK-së dhe TMK-së, raporton Gazeta Express.

“I dhembshëm lajmi për vdekjen e bashkëluftëtarit nga Çubreli i Skenderajt, Adem Buliqi. Ademi ishte veteran i UÇK-së dhe TMK-së. Ishte shumë i dashur, i vendosur në parime e mikpritës i madh. Ngushëllimet më të thella familjes Buliqi, miqve e dashamirëve. U prehtë në paqe”, ka shkruar ai.

Lajme me shume...