Ndërron jetë këmbësori që u godit mbrëmë nga një veturë në Fushë-Kosovë

Vdes këmbësori që u godit mbrëmë nga një veturë në Fushë-Kosovë.

Një aksident me fatalitet është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Fushë-Kosovë.

I dyshuari gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij,nga pakujdesia ka goditur një këmbësor mashkull kosovar.

Viktima është dërguar në QKUK ku rreth mesnatës njoftohet të ketë ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit,trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.