Ndërron jetë një person pas aksidentit në Klinë

Adelina Thaçi publikon fotografi të rralla nga martesa me Bardhyl Metën

Vdes një person pas aksidentit në Klinë.

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 20:50 kemi pranuar një informacion se ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës. Një person ka vdekur. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë të lënduar edhe së paku dy persona”.

Gashi tha se me kohë do të jepen detaje të tjera lidhur me rastin.