Ndërron jetë veterani i UÇK-së

Vdes veterani i UÇK-së.

Ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ish-ushtari i UÇK-së, Shaban Ibishi.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët për “Jepi zë”, duke thënë se Shabani vdiq në gjumë rreth orës 5:00.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i ish-ushtarit të UÇK-së do të bëhet sot në kohën e Ikindisë në varrezat e Shipolit.

Kujtojmë që Shabani ishte edhe minator i kombinatit Trepça.

Për vdekjen e ushtarit të UCK-së, ka shkruar edhe shoqata e veteranëve. Sipas saj, Ibishi ishte që nga fillimi deri në fund të luftës ushtar në brigadën, 141, “Mehë Uka”.

Njoftimi i plotë:

Sot ka ndërruar jetë veterani i Luftës së UÇK-së, Shaban Ibishi.

I ndjeri ishte ushtarë i UÇK-së, në Brigadën, 141, “Mehë Uka”, qysh prej fillimit të luftës deri në përfundim.

Ne jemi shumë falënderuese, mirënjohës për kontributin, sakrificën e dhënë gjatë kohës kur ishte më se e nevojshme.

Varrimi bëhet sot në varrezat e të merituarve në Shipol të Mitrovicës me ceremoni ushtarake të FSK-SË në ora 16:40.