Ndeshja kundër Beneventos, publikohet lista e lojtarëve të Napolit


Publikohet lista e lojtarëve të Napolit.

Napoli do të ndeshet me Beneventon në kuadër të xhiros së 24-të të Serie A.

Gennaro Gattuso ka marrë lajmë të mira para ndeshjes ndaj Beneventos.

Napoli po përballet me lëndime të shumta dhe rikthimi i futbollistëve sigurisht që bën një lajm të mirë për trajenrin kalabrez.

Rrahmani pritet të startojë nga fillimi, pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit, gjithashtu edhe Elseid Hysaj pritet të jetë i gatshëm për lojë.

Ospina, Ghoulam dhe Demme janë rikthyer poashtu dhe janë të gatshëm për përzgjedhje. Gattuso gjithashtu ka grumbulluar lojtarët e akademisë, Cioffi, Zedadka, D’Agostino dhe Labriola.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar të Napolit kundër Beneventos.

Portierë: Meret, Ospina, Contini.

Mbrojtës: Di Lorenzo, Ghoulam, Hysaj, Koulibaly, Maksimovic, Rrahmani, Mario Rui.

Mesfushorë: Demme, Elmas, Lobotka, Fabian Ruiz, Zielinski, Bakayoko

Sulmues: Politano, Insigne, Mertens, Cioffi, Zedadka, D’Agostino, Labriola.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...